PRODHIM, B2B · KOSOVË · Ridizajn i faqes, fotografi produktesh, SEO
Ridizajnuam faqen e Novatex-it në një mjet shitjeje për distributorë dhe blerës B2B
Rezultatet
- Pikë PageSpeed për Aksesueshmëri, Praktika të mira dhe SEO, në celular dhe desktop
- 100 Pikë PageSpeed për Aksesueshmëri, Praktika të mira dhe SEO, në celular dhe desktop
- Performanca PageSpeed në celular, 100 në desktop
- 99 Performanca PageSpeed në celular, 100 në desktop
- Largest Contentful Paint në desktop, pa asnjë zhvendosje të faqes
- 0.7 s Largest Contentful Paint në desktop, pa asnjë zhvendosje të faqes
Problemi
Novatex prodhon rrjetë fiberglasi dhe rrjetë jumbo në fabrikën e vet në Pozhoran, Kosovë. Faqja e vjetër kishte një foto stoku, karta të përgjithshme me ikona dhe një shirit të Google Translate. Blerësit nuk i gjenin specifikimet, distributorët nuk kishin si të aplikonin dhe nuk kishte përmbajtje që Google ta renditte.
Çfarë ndërtuam
Filluam duke analizuar kush blen nga Novatex dhe çfarë i duhet secilit blerës për të vendosur. Pastaj e ndërtuam faqen rreth dy veprimeve: Kërkoni ofertë dhe Bëhuni distributor.
- Fotografi reale të produkteve në vend të fotove stok.
- Katalog me specifikimet e çdo konstruksioni dhe një pamje që i krahason krah për krah.
- Faqe e programit për distributorë me një proces në pesë hapa dhe formular aplikimi.
- Kontakt i ndarë sipas qëllimit, që kërkesat për ofertë, aplikimet e distributorëve dhe pyetjet e përgjithshme të mbërrijnë të renditura në panelin e administrimit.
- Faqe e fabrikës që tregon ku dhe si prodhohet rrjeta.
- Versione të mirëfillta në shqip dhe anglisht, me adresa të përkthyera, në vend të përkthimit automatik.
- SEO teknike: çdo publikim i kontrolluar me PageSpeed Insights, sitemap, rregulla robots dhe imazhe të optimizuara.
- Seksion Resurse me artikuj teknikë që lidhen me produktet, me imazhe ndarjeje të gjeneruara automatikisht.
Ekranet
Teknologjia
- Laravel
- Filament
- Browsershot