Website
Përditësohet automatikisht
Publikoni oferta në website dhe rrjete sociale brenda pak çastesh, pranoni rezervime online dhe dukuni më profesional para çdo klienti.
Oferta
Krijohet një herë
Përditësohet automatikisht
Pranon rezervime në kohë reale me pagesa online
Dërgohen automatikisht te klienti
Përditësohet automatikisht
Gjenerohen postimet
Krijohet një herë
Pranon rezervime në kohë reale me pagesa online
Dërgohen automatikisht te klienti
Kur ofertat, postimet dhe rezervimet menaxhohen në vende të ndryshme, ekipi humb kohë dhe klienti pret përgjigje.
E njëjta ofertë, por një rrugë shumë më e shkurtër nga interesi deri te rezervimi.
Pa Travel Pilot
Më shumë mesazhe, më shumë vonesa dhe më shumë mundësi që klienti të mos rezervojë.
Me Travel Pilot
Rruga është më e qartë, më e shpejtë dhe më profesionale për klientin.
1. Krijoni ofertën
Vendosni destinacionin, datat, çmimin dhe kushtet vetëm një herë.
2. Publikoni menjëherë
Website-i dhe materiali për rrjete sociale përditësohen brenda pak çastesh.
3. Pranoni rezervime
Klientët rezervojnë online, paguajnë depozitën kur është aktive dhe marrin konfirmim.
Demoja tregon si një ofertë kalon nga krijimi te publikimi, rezervimi dhe përmbajtja sociale.
Implementime reale
Çdo implementim i Softix Travel Pilot përshtatet sipas identitetit, proceseve dhe mënyrës së punës së agjencisë.
Më poshtë mund të shihni një implementim të sistemit për MASTER TRAVEL, ku website-i, ofertat, rezervimet online dhe përmbajtja për rrjetet sociale menaxhohen nga i njëjti sistem.
Implementim
Implementim i Softix Travel Pilot
Paketat dhe ofertat publikohen automatikisht.
Rezervimet dhe klientët menaxhohen në një sistem të vetëm.
Postimet dhe stories gjenerohen nga ofertat ekzistuese.
Sistem i implementuar dhe në përdorim aktiv.
Rezervime Online
Kur klienti është gati, ai mund të zgjedhë ofertën, të vendosë të dhënat dhe të paguajë depozitën online kur oferta e lejon.
Ne ju asistojmë edhe me aplikimin dhe konfigurimin e Paysera për pranimin e pagesave online.
Miratimi i llogarisë së pagesave varet nga Paysera.
Klienti përfundon hapat kryesorë online, ndërsa agjencia merr kërkesë më të qartë.
Matje & Raporte
Raportet javore ju tregojnë çfarë po shikohet më shumë, nga po vijnë klientët dhe cilat destinacione meritojnë më shumë vëmendje.
Kështu vendimet për promovime bëhen më të qarta, jo me hamendje.
Shihni cilat oferta tërheqin më shumë interes nga klientët.
Kuptoni cilat destinacione po kërkohen më shumë.
Zbuloni nëse klientët po vijnë nga Google, rrjetet sociale apo direkt.
Merrni çdo javë një përmbledhje të qartë, pa pasur nevojë të hapni dashboard-e çdo ditë.
Qëllimi nuk është të shihni statistika. Qëllimi është të dini ku ta fokusoni shitjen.
Implementim + mbajtje
Investimi fillon nga €2.049 dhe përfshin sistemin që ju ndihmon të publikoni më shpejt, të pranoni rezervime online dhe të prezantoheni më profesionalisht.
Duke filluar nga
€2.049
/ €64,99/muaj mbajtje pas implementimit
Instalim i personalizuar
Investimi fillestar mbulon instalimin, konfigurimin dhe përshtatjen për agjencinë tuaj.
Integrime shtesë, rrjedha pune speciale ose funksione të personalizuara — diskutojmë sipas nevojave tuaja.
Çmim transparent për implementim fillestar plus mbajtje mujore.
ROI / Investimi
Pyetja është sa po ju kushton të vazhdoni me publikim të ngadaltë, mesazhe të shpërndara dhe rezervime që vonohen.
Një rezervim i humbur, një ofertë e publikuar vonë ose një klient që pret përgjigje mund të kushtojë më shumë se sa duket.
Kohë e stafit që shkon në kopjim, postim dhe përgjigje manuale.
Klientë që largohen sepse nuk marrin përgjigje në momentin kur janë të interesuar.
Oferta që nuk shiten mirë sepse publikohen vonë ose në pak kanale.
Pamje më pak profesionale krahasuar me agjencitë që shesin online.
Travel Pilot është investim në shpejtësi, organizim dhe eksperiencë më të mirë për klientin.
Rezervo DemoShohim ofertat, procesin aktual dhe çfarë duhet të jetë gati për lançim.
Përshtaten brandi, struktura e ofertave dhe mënyra si dëshironi të pranoni rezervime.
Sistemi vendoset në domain-in tuaj dhe testohet para se të shkoni live.
Ekipi mëson si të publikojë oferta, të gjenerojë postime dhe të menaxhojë rezervime.
Shkoni live dhe vazhdoni me mbajtje mujore për stabilitet dhe ndihmë.
Zakonisht 7–14 ditë, varësisht nga kërkesat dhe materialet e agjencisë.
Po, sistemi mund të instalohet në domain-in tuaj.
Po, sistemi mbështet depozita online dhe ne asistojmë në konfigurimin e Paysera.
Po, postimet dhe Stories gjenerohen nga të dhënat e ofertës.
Po, sistemi përshtatet me branding-un dhe proceset e agjencisë suaj.
Rezervoni një demo dhe shikoni si Travel Pilot mund t'ju ndihmojë të publikoni më shpejt, të dukeni më profesional dhe të pranoni më shumë rezervime online.
Postime promocionale gati brenda sekondave.
Për ofertat rutinë nuk duhet të prisni dizajn të ri çdo herë. Gjeneroni material social direkt nga oferta që sapo keni krijuar.
Ekipi juaj kursen kohë dhe publikon më shpejt, ndërsa fushatat speciale mund të mbeten te dizajnerët kur nevojitet.
Procesi tradicional
I ngadaltë dhe i varur nga disa persona për çdo promovim.
Me Travel Pilot
Gati brenda sekondave, direkt nga sistemi juaj.